Has, publikohen monitorimet e ndotjes minerare, kërkohet bashkëpunim për një mjedis më të pastër nga ndotja
Dampat e ish- fabrikës së pasurimit në Golaj dhe ajo në Nikoliq, ishin pjesë e monitorimeve të para, ku rezultoi se ndotja ishte mbi nivelet e lejuara nga standardet e Bashkimit Evropian. Në grupin e dytë të monitorimeve të mjedisit nga ndotja në Bashkinë Has, janë përfshirë, miniera e kromit në funksion në Vlahën dhe matja e ndotjes në ujë dhe tokë në 30 raste.
“Ne kemi punuar mbi 16 muaj, kemi bërë analiza të thelluara të përmbajtjes të mineraleve të rënda në mënyrë për të identifikuar nëse ka ndotje, niveli i ndotjes në ato zona ku industria minerale dhe komuniteti bashkëjetojnë”, u shpreh Dr. Sami Nezaj, drejtor i “QTIL”.
“Të gjitha këto probleme që shikojmë për sa i përket demencës, apo sëmundje të tjera, deformime apo fëmijë të vegjël që lindin me dëmtime, me deformime është për shkakun kryesor të metaleve të rënda”, tha Prof. Dr. Sokol Abazi.
Në rezervuarin gjeologjisë në Golaj, atë në Perollaj dhe ujërat e liqenit në Zahrish, si dhe në tokat e përdoruara për bujqësi, popullata rezulton e ekspozuar ndaj ndotjes.
Projekti vlerësohet si ndër më të prekshmit dhe me një impakt në mjedisin ne bashkisë Has, dhe kërkohet bashkëpunim më të gjitha hallkat e pushtetit dhe komunitetit që shëndeti dhe mjedisi në këtë.
“Bashkinë Has ta mbajmë më të pastër dhe ta kthejmë një model pastërtie me qëllim që të mbrojmë edhe mjedisin, po të mbrojmë dhe jetën e qytetarëve”, tha Miftar Dauti, kryetar i Bashkisë Has.
Mjedisi dhe ruajta e tij nga ndotja janë e ndër prioritet e integrimit evropian të Shqipërisë dhe grup kapitulli për mjedisin, nis pikërisht nga ruajta e tij dhe hartimi i projekteve dhe politikave për një mjedis sa më të pastër. Ekspertët suedezë, të pranishëm në takim kanë ndjekë dhe vlerësuar nga afër punën e bërë, pasi qeveria suedeze eshte financuese e projektit.
Gazetar: Jonuz Hallaci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




