Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Turqisë:  Të përforcojmë bashkëpunimin ekonomik, politik e tregtar

Politikë | 1 vit më parë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shkruan se gjatë takimit biseduam mbi projektet e përbashkëta mes dy vendeve.

“Turqinë mike e vlerësojmë si një partner strategjik dhe aleat kyç, ndërsa mbetemi përherë të angazhuar për t’i thelluar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe përtej”, tha Hasani.

Më tej, Hasani u shpreh se “me Oktay  ndamë bashkërisht mendimin se duhet të rrisim përpjekjet e përbashkëta mes dy vendeve tona që përforcojnë bashkëpunimin ekonomik, politik e tregtar”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme