Henry kujton stërvitjen te Juve: Ata ishin gati të vdisnin

Thierry Henry dhe rikthimi në të kaluarën, në muajt e tij të paktë te Juventusi. Ish-futbollisti francez, tani komentator për transmetuesin amerikan CBS, reflektoi mbi kohën e tij me bardhezinjtë në vitin 1999.
Për të shpjeguar mentalitetin e Juventusit të atyre viteve, Henry tregoi një moment shumë të veçantë: “Arrita dhe kishte lojtarë të kalibrit të Del Pieros, Inzaghit, Zidanes, Deschamps dhe Di Livios. Në fushën e stërvitjes, ata po vraponin dhe, para një stërvitjeje, më thanë: ‘Qëndro mënjanë, kjo nuk është ende për ty’. U përpoqa të qëndroja sepse sapo kisha mbërritur, por vetëm shikoja”.
“Tacchinardi vraponte para dhe mbrapa nga një shtyllë porte në tjetrën derisa pothuajse i ra të fikët. Kështu që u ktheva në dhomën e zhveshjes dhe mendova: ‘Nuk jam gati për këtë’. Njerëzit thanë se ajo skuadër vraponte shumë: ishin gati ta shtynin veten përtej kufijve të tyre, ishin gati të vdisnin në fushë për skuadrën”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




