Heqja e sanksioneve nga BE ndaj Kosovës-Berisha: Vendim i drejtë, goditje për dyshen Rama-Vuçiç

Aktualitet | 8 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se kjo është një arritje e rëndësishme për vendin dhe një goditje e merituar për dyshen Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës.

“Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.  PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës!”, shkruan Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme