Herolind Shala, zyrtarisht te Partizani

Herolind Shala është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Partizanit. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026, me të drejtë nga ana e klubit për të rinovuar dhe për një vit tjetër. Ai ka luajtur më parë dhe në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi, tek të kuqtë vjen si lojtar i lirë.
Njoftimi i klubit:
𝐇𝐄𝐑𝐎𝐋𝐈𝐍𝐃 𝐒𝐇𝐀𝐋𝐀 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄̈ 𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐓
Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Herolind Shala. Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të rregjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar. Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi. Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




