Hezbollahu nis sulmet me dronë ndaj Izraelit

Grupi i armatosur i Libanit, Hezbollah ka nisur një seri sulmesh me dronë dhe raketa në veri të Izraelit, ku 17 persona kanë mbetur të plagosur.
Tensionet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë përshkallëzuar që kur Tel Aviv vrau komandantin e lartë ushtarak Fouad Shukr në një sulm ajror në periferinë jugore të Bejrutit më 30 korrik. Ndërsa një ditë më pas u vra në Teheran edhe shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Irani dhe Hamasi akuzuan Izraelin për vrasjen e Haniyeh, ndërsa Tel Avivi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë e kësaj vrasjeje. Pak ditë më parë Hezbollahu paralajmëroi se do të hakmerret ashpër për vrasjen e komandantit të lartë nga Izraeli.
Gjithashtu bëhet e ditur se dronët janë nisur ndaj dy qendrave ushtarake pranë Acre në veri të Izraelit si dhe sulmoi një automjet ushtarak izraelit në një vend tjetër.
Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se një numër dronësh u identifikuan duke kaluar nga Libani dhe një prej tyre është rrëzuar. Sipas autoriteteve izraelite 17 civilë janë plagosur në jug të qytetit bregdetar të Nahariyas.
Frika në Lindjen e Mesme rritet çdo ditë për zgjerimin e luftës pas paralajmërimeve të Hezbollahut për t’u hakmarrë për vrasjen e komandantit të Hezbollahut Fuad Shukr dhe thirrjeve të ashpra nga Irani për t’iu përgjigjur vrasjes në Teheran javën e kaluar të kreut të grupit terrorist të Hamasit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




