Hipizmi në rritje në juglindje – Sporti i kalërimit po tërheq të rinj dhe turistë të huaj

Sociale | 6 muaj më parë

Hipizmi po njeh rritje në vend falë investimeve në pista dhe organizimit të garave të ndryshme.

Të rinjtë dhe turistët e huaj po e shohin gjithnjë e më shumë si një mundësi sportive dhe argëtimi. Ky sport po shndërrohet edhe në një atraksion të rëndësishëm turistik në juglindje. 

Sporti i hipizmit po njeh një zhvillim të dukshëm vitet e fundit në vend, veçanërisht në juglindje, falë investimeve në infrastrukturë, organizimit të garave dhe promovimit nga Federata e Hipizmit. Aktivitete të shpeshta kanë sjellë një rritje të interesit, duke tërhequr si të rinj vendas, ashtu edhe turistë të huaj. 

Të apasionuarit pas këtij sporti shprehen se hipizmi po fiton gjithnjë e më shumë terren, ndërsa për disa të rinj ai po kthehet nga një hobi në një aspiratë për të ardhmen.

Nga ana tjetër, edhe vizitorë nga jashtë vendit zgjedhin Shqipërinë për të praktikuar kalërimin, të tërhequr nga kushtet, çmimet dhe mikpritja. 

“Hipizmi, siç po e shikoni edhe vetë, nga gara në garë ka një zhvillim më të madh. Gjithmonë ka organizime të reja, ka pjesëmarrës të rinj, ka edhe turistë që vijnë në Shqipëri. Është pak më lirë se jashtë shtetit dhe frekuentohet; vijnë të mësojnë dhe të kalërojnë edhe këtu.” 

“Vij nga Anglia kastile për të bërë mësime këtu. Kam sjellë edhe kalin tim dhe kam gjetur një mikpritje dhe një profesionalizëm shumë të mirë. Tani bëhen gjashtë vite që merrem me këtë sport. Mund të them që është një pjesë e imja dhe nuk mund ta imagjinoj veten pa këtë sport. Në fillim po e shoh që ka filluar të rritet si sport edhe në Korçë.” 

“Unë jam Junia Kafazi dhe jam nga Korça. Këtu kam një vit e gjysmë që merrem me kuaj.” 

Përtej aspektit sportiv, hipizmi po shihet gjithnjë e më shumë edhe si një mundësi për zhvillimin e turizmit, duke e kthyer zonën në një destinacion tërheqës për aktivitete në natyrë dhe eksperienca të veçanta. 

Gazetare: Eftjola Fili 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme