Histori nën gurë, mini- tunelet e Gjirokastrës, nga strehime të së shkuarës në atraksione turistike

Kulturë | 3 muaj më parë

Mini tunelet janë një pjesë interesante e trashëgimisë kulturore dhe historike në qytetin e Gjirokastrës . Këto tunele të ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit të cilat po shfrytëzohen si biznese janë kthyer në atraksione turistike ku veçanarisht të huajt perveç se mund të blejnë objekte dhe produkte njihen dhe me historinë dhe arkitekturën e ndërtimit.

“Nuk e prisja të gjeja një vend të tillë në mes të pazarit. të ndihmon të kuptosh më mirë se si ka qenë jeta gjatë periudhës komuniste. Është një përvojë shumë interesante”, deklaroi një prej turistëve.

Manushaqe Zhuli menaxhere e njërit nga tunelet e ndodhura në pjesën e sipërme të pazarit thotë se për të huajt, zhvillimi i një biznesi nën tunel është interesante.

“Interes më shumë kanë për objektet e luftës së parë apo të luftës së dytë botërore e të kohës osmane. Pastaj ato që vijnë janë të rralla, janë drejt zhdukjes. Ato janë të gjitha janë të veçanta, të gjitha janë të duhura për historinë ashtu siç janë dhe të kohës bizantine. Po të kohës osmane apo otomane siç i thonë, është është historia e këtij vendi”, deklaroi menaxherja Manushaqe Zhuli.

Në këto tunele  vizitorët mund të blejnë objekte me rëndësi të veçantë të vendit apo mund të shijojnë produkte tipike gjirokastrite , njëkohësisht mund të shohin strukturat e ndërtuara me gurë dhe sistemet e ndërlikuara që përdoren për të siguruar mbrojtje në rast lufte.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme