Holandë-Argjentinë është çerekfinalja e parë: ja çiftet e tjera

Holandë-Argjentinë është e vetmja përballje e përcaktuar tashmë, e dyta do të vijë nga ndeshjet e sotme (me favoritë Francën dhe Anglinë)
HOLANDË-ARGJENTINË

9 dhjetor, ora 20:00 – Kombëtarja e Van Gaal, pasi eliminoi Shtetet e Bashkuara, po përgatitet për super sfidën me Seleccion të Scaloni, të cilit iu desh të luftonte për të hequr qafe Australinë.
FRANCË/POLONI vs ANGLI/SENEGAL
10 dhjetor, ora 20:00 – Për kampionët e botës është rreziku Leëandoëski, për nënkampionët e Evropës pengesa Senegali. Franca dhe Anglia janë favoritë në letër, por kjo ka pak rëndësi, në fazën eliminatore të një Botërori.
JAPONI/KROACI vs BRAZIL/KOREJA E JUGUT

9 dhjetor, ora 16:00 – Japonezët dhe koreanët janë krenaria e Azisë në këtë edicion të Kupës së Botës. Arritja në çerekfinale duket “mision i pamundur” për Korenë e Jugut, ndërsa Japonia beson tek mrekullia ndaj Kroacisë, duke iu referuar dhe paraqitjes së bërë në fazën e grupeve.
MAROK/SPANJË vs PORTUGALI/ZVICËR

10 dhjetor, ora 16:00 — Cilësia e skuadrave në fushë do të sugjeronte një përplasje tërësisht iberike në çerekfinale, por Maroku dhe Zvicra kanë atë që duhet për të vënë në vështirësi edhe të mëdhenjtë e sotëm të futbollit si Spanja dhe Portugalia.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



