Holta Zaçaj emërohet zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë

Aktualitet | 7 muaj më parë

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar në pozicionin e zëvendësguvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Mbikëqyrës të institucionit, në përputhje me ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, me propozimin e Guvernatorit Gent Sejko.

Zaçaj përfundoi mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese në fund të vitit 2025. Ajo ka një karrierë të gjatë në fushën juridike, duke përfshirë eksperiencë si pedagoge universitare, avokate dhe drejtuese e departamentit ligjor në një institucion bankar.

Në shkurt të vitit 2026, Zaçaj u emërua anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nga ku kalon tani në një rol ekzekutiv kyç brenda bankës qendrore.

Holta Zaçaj, në fund të vitit të kaluar mbylli mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në të shkuarën ka qenë pedagoge, avokat dhe drejtuese e departamentit Ligjor në një bankë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme