Homazh per Lukë Kaçaj, përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes këngëtari lirik

Kulturë | 5 muaj më parë

Zëri që sfidoi kohën, Lukë Kaçaj, do te  përkujtohet në një koncert homazh në Teatrin e Operas dhe Baletit këtë të premte në 100-vjetorin e lindjes së bass-baritonit të madh shqiptar.

Një zë i rrallë, një artist i jashtëzakonshëm, një jetë e shënjuar nga lavdia dhe sakrifica. Në 100-vjetorin e lindjes së tij, Shqipëria kujton Lukë Kaçajn, bas-baritonin që ngriti artin lirik shqiptar në nivele të larta dhe mbeti përgjithmonë në kujtesën e publikut si “Shaljapini shqiptar”.

Me një timbër të fuqishëm dhe një prani skenike të papërsëritshme, Lukë Kaçaj u bë një nga figurat më të ndritura të operës shqiptare. Interpretimet e tij mbeten edhe sot një pikë referimi për brezat e artistëve që e pasuan.

Në kujtim të tij, më 19 qershor, në orën 20:00, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor organizon një mbrëmje të veçantë kushtuar figurës së tij.

Përmes muzikës, kujtimeve dhe homazheve, publiku do të ketë mundësinë të rikthehet te jeta dhe vepra e artistit që sfidoi kohën me talentin e tij.

Një mbrëmje për të nderuar një legjendë. Një mbrëmje për të kujtuar një njeri. Një mbrëmje për zërin që vazhdon të jehojë edhe sot, një shekull më pas.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme