Homazhet për Azem Hajdarin, Meta: Shpirti i protestave do të rivendosë demokracinë

I pranishëm në homazhet për 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë thirrje për protesta. Sipas Metës, protestat janë e vetmja mënyrë për rivendosjen e demokracisë.
“Guximtar i jashtëzakonshëm, lidership frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë në përmbysjen e regjimit falë protestës së studentëve dhe qytetarëve shqiptarë. Ky homazh ka rëndësi më të madhe sot sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, por edhe ekzistenca e kombit tonë. Kjo dallohet edhe nga numri më i ulët i nxënësve këtë vit. Degradim i vlerave të demokracisë, kërcënim i shtetit tonë. Shpirti i protestave do të rivendosë demokracinë që sistemi i vlerave dhe llogaridhënies të vazhdojë për 200 vitet e ardhshme”, u shpreh Meta.
Të njëjtën thirrje për qytetarët pati edhe kreu i Partisë Demokratike, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha. Opozita ka paralajmëruar për protesta të fuqishme në shtator, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



