Humbi zgjedhjet për kreun e PD, Agron Shehaj falenderon demokratët

Politikë | 5 vite më parë

Agron Shehaj, nuk mundi të fitonte garën për kryetarin e PD, ndërsa pas zyrtarizimit të fitores së Lulzim Bashës, ka reaguar me një falenderim për të gjithë demokratë që e mbështetën.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë”, shkruan ai. Shehaj ishte i dyti pas Bashës më i votuari, duke marrë 6038 vota në total.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme