Hunda pozicion jashtë loje! Goli i anuluar i Sarr ndaj Tottenham bën xhiron e botës

Angli | 8 muaj më parë

Goli nuk vlen, hunda e sulmuesit Ismaila Sarr, pas shikimit të pamjeve në VAR, është në pozicion jashtë loje. Episodi me nota komike është regjistruar gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Tottenham dhe Crystal Palace në Premier League.

Ishte minuta e 29-të, kur Sarr shënoi për ekipin mik, por teknologjia e anuloi golin, sepse sulmuesi kishte hundën më të avancuar se mbrojtësi kundërshtar. Pamjet janë bërë menjëherë virale dhe kanë bërë xhiron e botës.

Gjithsesi, Sarr do të shënonte dy gola më pas, ndërsa skuadra e tij fitoi 1-3, duke thelluar krizën e Tottenham, që tashmë rrezikon rënien nga kategoria.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme