Hutchinson prezantohet: Milani është një ëndërr

“Është çmenduri, një ëndërr. Kur një klub aq i rëndësishëm sa Milani vjen duke trokitur në derën tënde, është e pabesueshme. Babai im më tregonte gjithmonë për kampionët që kanë veshur këto ngjyra, dhe të jesh pjesë e tyre tani është fantastike”. Këto ishin fjalët e para të Omari Hutchinson në kanalet sociale të Milan pasi nënshkroi kontratën e tij me kuqezinjtë.
Për Amorimin: “Fola me Amorimin, dhe gjëja e parë që më tha në telefon ishte se kisha shënuar kundër tij në Angli. Buzëqesha dhe kërkova falje, sigurisht. Ai më tha se tani duhet të shënoja për të. Ai më dha ndjenja interesante dhe pozitive, dhe dua të punoj mirë me të”, shtoi ish-lojtari i Nottingham Forest.
Roli i tij në fushë: “Më pëlqen të kem topin dhe të shkoj te porta sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe të argëtoj tifozët. Shpresoj të bëj mirë për Milanin, të shënoj dhe të festoj”.
Idhujt “Është e pabesueshme se si ka kaq shumë legjenda te Milan. Më kanë pëlqyer shumë Kaká, Robinho dhe Ronaldinho. Kam sfondin e telefonit me Kobe Bryant, ai është një burim frymëzimi për mua”, përfundoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



