I akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, shtyhet seanca gjyqësore për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi

GJKKO shtyn me një ditë seancën e komunikimin të masës së sigurisë për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberit. Seanca për Berberin është shtyrë për ditën e nesërme ora 12:00. Seanca e planifikuar për sot u shty pêr shkak se avokatët kërkuan kohë për tu njohur me aktet.
Evis Berberi akuzohet nga SPAK për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” ku ka qenë në krye të Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Berberi ka dorëzuar dorëheqjen pak orë para arrestimit më 13 mars. Evis Berberi u emërua drejtor i ARRSH-së në qershor të vitit 2021.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




