Akuzohet për 33 mln lekë dëm ndaj shtetit, SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi

SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe ka kërkuar në GJKKO kalimin e çështjes për gjykim. Kërkesa është depozituar nga prokurori Elvin Gokaj, ndërsa gjyqtare e çështjes është caktuar Rudina Palloj.
Rroshi është marrë i pandehur për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit për parregullsi në tendera gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Kavajës. Sipas KLSH-së, shkeljet lidhen me 12 procedura tenderimi, ku dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.
Dosja ishte kallëzuar fillimisht në vitin 2015, u mbyll nga Prokuroria e Durrësit, por u rihap me vendim të GJKKO, duke iu kaluar për hetim SPAK-ut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



