I dënuar në Itali për prostitucion, sekuestrohen pasuritë me vlerë rreth 287 mijë euro të 53-vjeçari

Aktualitet | 1 vit më parë

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e 4 pasurive me vlerë rreth 287 mijë euro të 53-vjeçarit Artan Leka, i cili është i dënuar në Itali për prostitucion.

53-vjeçari është  dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.

Pas një hetimi pasuror u vendos sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të Artan Lekës.

4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme