Ibrahimovic, në spitalin San Raffaele tek Raiola

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Në ditën kur gjendja shëndetësore e Mino Raiolës u cilësua si shumë e rëndë, Zlatan Ibrahimovic vizitoi agjentin e tij. Sulmuesi suedez i Milanit ka mbërritur në mesditë në spitalin San Raffaele i Milanos ku ndodhet i shtruar agjenti sportiv. Ibra parkoi para sektorit Q2 të spitalit, nga i cili sapo ishte larguar edhe Alberto Zangrillo.

Ndërkohë, Mario Balotelli ka dashur të lërë mesazhin e tij edhe për vetë Raiolën, i cili ka qenë gjithmonë pranë tij. “Të dua, qëndro i forte Mino)”, ka shkruar sulmuesi aktualisht në Turqi. Shumë lojtarë të tjerë kanë postuar mesazhe përkrahje për Raiolën në rrjetet e tyre sociale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme