Idaho- Shkuan për të fikur zjarrin, qëllohen për vdekje 2 zjarrëfikësit, plagoset rëndë një tjetër

Botë | 1 vit më parë

Dy zjarrfikës janë qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, në një komunitet malor në shtetin perëndimor të SHBA-së, Idaho, teksa po përpiqeshin për shuarjen e një zjarri.

Zyra e Sherifit të Qarkut Kootenai, Robert Norris, bëri me dije se dyshohet se autor ka qenë vetëm një person, ndërsa nuk dihet ende shkaku.

“Nëse këta individë nuk neutralizohen shpejt, ky ka të ngjarë të jetë një operacion disa-ditor. Një nga personat që kanë shtënë është i vdekur dhe unë besoj se ai ka vepruar i vetëm dhe tani nuk ka më kërcënim për komunitetin“, thotë Norris, duke shtuar se oficerët kishin raportuar plumba që vinin nga drejtime të ndryshme. Banorëve iu kërkua që të shmangin vendin e ngjarjes në Malin Canfield.

Sherifi Norris u pyet nëse sulmi mund të ishte parashikuar, duke theksuar se “Mund të prisni që disa nga këto gjëra të ndodhin në një mjedis urban, por edhe në një mjedis rural? Kjo është shumë, shumë, shumë e rrallë”.

Zjarrfikësit e Coeur d’Alene kanë njoftuar një procesion nga Coeur d’Alene në Spokane për të nderuar dy zjarrfikësit vendas të vrarë në krye të detyrës.

Anëtarë të publikut janë mbledhur në mbikalimet në Idahon e Veriut për të treguar respektin e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme