Ide inovative për të provuar suksesin – Egnant Elmazi, i riu nga Ksamili që rulotin e ka kthyer në floktore
I riu Egnant Elmazi nga Ksamil ka 7 vite që ka zgjedhur të ndjekë pasionin e tij si berber. Që në fillim ai ndoqi një kurs profesional për të mësuar zanatin dhe më pas nisi të punojë me përkushtim në këtë fushë, duke e kthyer në profesionin e tij të përditshëm.
“kam gati 7 vite që kam nisur si berber, kam bërë një kurs rreth 6 muaj. Ka qenë pasioni im dhe e ndjek”, u shpreh ai.
Dikur ai punonte në berberhanet e zonës, ndërsa prej gati dy vitesh ka hapur biznesin e tij. 25 vjeçari ka sjell një risi të veçantë në zonë duke e kthyer një rulotë në berberhane e cila po tërheq vëmendjen si nga vendasit, ashtu edhe nga turistët e shumtë që vizitojnë zonën gjatë sezonit turistik.
“Shumë njerëz vijnë edhe për të bërë foto se i duket diçka e veçantë”, tha berberi.
Historia e Egnant Elmazit është një dëshmi se ideja, guximi për të inovuar dhe përkushtimi në punë mund të sjellin një ndryshim të dukshëm në komunitet, duke e bërë një shërbim të thjeshtë një eksperiencë moderne dhe tërheqëse për të gjithë.
Gazetare B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




