Igli Tare drejt Milanit, takim pozitiv me Furlanin

Futboll Bota | 2 vite më parë

Administratori i Milanit, Furlani, ka fluturuar drejt Romës për të takuar Igli Taren, i preferuari për postin e drejtorit sportiv të klubit kuqezi. Javën tjetër mund të bëhet takimi vendimtar për emërimin e Tares.

Igli Tare është gjithmonë e më pranë Milanit, në rolin e drejtorit sportiv të klubit italian. Administratori i klubit, Giorgio Furlani, ka udhëtuar drejt Romës ku është takuar me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare pasi Milani ka hequr plotësisht dorë nga pista që çonte drejt ish-drejtorit të Juventusit, Fabio Paratici.

Nuk është ende punë e kryer, sepse duhen edhe bisedime të tjera, por si për fillim të dy palët janë në sintoni. Javën e ardhshme është programuar një tjetër takim, ndoshta vendimtar.

Ish-sulmuesi shqiptar është në majë të listët së preferencave të klubit për mbulimin e rolit, jo vetëm për eksperiencën e madhe për shumë vite si drejtor sportiv i Lazios, por edhe për shkak se nuk është i lidhur me asnjë klub dhe mund të nisë punë menjëherë.  Tare ishte profili i kërkuar nga Zlatan Ibrahimoviç, por Furlani ka dashur ta njohë personalisht shqiptarin para se të merrte vendimin përfundimtar.

Ai është njohës i mirë i futbollit italian pasi ka luajtur shumë vite para se të bëhej drejtor i Lazio-s, ndërkohë që edhe më 2019 kishte mundësinë të merrte të njëjtin rol te Milan, i kërkuar pa sukses nga Paolo Maldini. Nëse realizohet, atëherë Milani do të nisë nga puna edhe për trajnerin, që nuk do të jetë Sergio Conceiçao.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme