IKMT në Shkodër dhe Kukës intensifikon kontrollet në zonat pyjore për mbrojtjen e pasurive natyrore

Aktualitet | 2 muaj më parë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi sot se në qarqet Shkodër dhe Kukës po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në zonat pyjore, me fokus zbatimin e ligjit dhe ndalimin e çdo abuzimi me burimet natyrore.

Sipas IKMT-së, gjatë monitorimeve të fundit, u bllokua një automjet që transportonte lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës në aksin Fushë-Arrëz–Pukë.

Ndërkohë, në bashkinë Krumë, IKMT ndërpreu një aktivitet të prerjeve pyjore, pas konstatimit të shkeljeve dhe shfrytëzimit pa kriter të një sipërfaqeje pyjore.

IKMT ka paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë dhe se ndaj çdo shkeljeje do të merren masat e parashikuara nga ligji.

“Territori dhe pasuritë publike nuk mund të cenohen nga askush. Ligji do të zbatohet me vendosmëri dhe pa përjashtim, sepse mbrojtja e mjedisit është një detyrim ndaj qytetarëve sot dhe brezave që vijnë”, njoftoi IKMT.

 

/rtshal/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme