Indrid Çullhaj, i bronztë në “British Open”

Indrid Çullhaj është i bronztë në përfundim të turneut ndërkombëtar në xhudo “British Open”. Në peshën deri në 73 kilogram, teksa kanë marrë pjesë 47 konkurrentë, Çullhaj ka mundur të renditet i treti me pesë fitore dhe një humbje. Ai fitoi ndaj konkurrentëve nga Angli, Gjermania, Austria, Belgjika dhe Egjipti. Por humbi ndaj një tjetër konkurrent nga Anglia. E megjithatë i gëzohet së bashku me trajnerin e tij, Shkurt Çullhaj, medaljes së bronztë në një aktivitet ku morën pjesë 450 sportistë nga e gjithë bota. Çullhaj e ka marrë medaljen nga japonezi Ebinuma Masashi, i cili është medalist olimpik.
Për suksesin e arritur, Çullhaj ka falënderuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë. Alaster King-Smith, si dhe klubin shumësportësh Tirana e Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Por mbi të gjitha Federatën Shqiptare të Xhudos, si dhe Ministrinë e Mbrojtjes pjesë e së cilës është dhe vetë Indrid Çullhaj. Kështu viti 2024 ka nisur mbarë për Çullhajn, që pritet të jetë dhe në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ashtu sikurse ishte në Tokio.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




