Infantino me dorë të hekurt: Karton i kuq direkt për lojtarët që mbulojnë gojën me fanellë!

Lufta kundër racizmit. Presidenti i FIFA-s propozon ndwshkimin maksimal për futbollstët që fshihen pas fanellës, kur fyejnë kundërshtarin.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vendosur të veprojë me dorë të hekurt kundër racizmit. Lëvizja e fundit e FIFA-s mund të ndryshojë radikalisht mënyrën e sjelljes të lojtarëve në fushë, duke nisur nga Botërori 2026.
Ideja e diskutuar seriozisht në takimin e fundit të Ifab, ka të bëjë me ndëshkimin direkt me karton të kuq për ata që mbulojnë gojën, teksa i drejtohen kundërshtarit. Një praktikë që për fat të keq është bërë zakon për të fshehur fyerjet e rënda.
Pika që e derdhi gotën ishte rasti i Vinicius Junior të Real Madrid dhe Gianluca Prestianni të Benfikës në Champions League. Ky i fundit është pezulluar aktualisht, në pritje të hetimit për fyerje raciste ndaj brazilianit, që argjentinasi i mbuloi, duke mbajtur fanellën përpara gojës.
Presidenti i FIFA ishte kategorik për mikrofonët e Sky News: kush nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka arsye të mbulojë buzët dhe gojën. Gjesti shërben për të mbuluar një ofendim diskriminues dhe kartoni i kuq duhet të jetë pasojë natyrale e këtij veprimi për të pastruar futbollin nga këto sjellje të papranueshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



