Infarkti po prek edhe moshat e reja – Në urgjencën e Elbasanit, shumë të rinj kërkojnë ndihmë

Infarkti i i miokardit po prek edhe moshat e reja. Në spitalin e Elbasanit mjekët referojnë se vetëm javën e fundit në urgjencë janë paraqitur 9 raste duke nisur nga mosha 25-vjeçare.
Shkaqet kryesore sipas mjekëve mbeten, duhan pirja, alkooli, dhe abuzimi me lëndët narkotike duke sjellë ulje të moshës së pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.
“Shkaktarët mund të jenë duhani, alkooli, lëndët narkotike dhe dëmtojnë zemrën. Problemet kardiake janë me hipertension,” u shpreh Ergys Mici, mjek në Urgjencën e Elbasanit.
Po cilat janë simptomat e para që lajmërojnë për një infarkt të miokardit?
“Shenjat janë ku pacientët paraqiten me dhimbje kraharori, gjendje të fikti pa arsye,” tha mjeku.
Mjeku këshillon që të rinjtë të kryejnë sa më shumë aktivitete fizike pasi dhe obeziteti renditet si një ndër faktorët që ndikojnë negativisht, ndërsa këshillon kontrolle periodike të shëndetit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




