Inflacioni u rrit në qershor, INSTAT: Çmime të rritura të ushqimeve dhe argëtimit
Muaji qershor ka sjellë sërish rritje të inflacionit.
Sipas Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2025 ka shënuar vlerën 2,4%.
Rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,19 pikë përqindje. Edhe pse jemi në kulmin e prodhimit bujqësor në vend, zarzavatet dhe frutat po i blejmë më shtrenjtë.
Rritja e çmimeve ka shqetësuar jo pak qytetarët, të cilët thonë se zgjidhja për ta mbetet të blejnë më pak sasi.
Gjithashtu, sipas INSTAT, gjatë muajit qershor rritje të çmimeve kanë shënuar edhe grupet “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Pije alkoolike dhe duhan”, dhe “Argëtim dhe kulturë”.
Ndërkohë, gjatë muajit qershor, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,5%.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




