INSTAT: Ndërmarrjet e huaja rritën punësimin

Ekonomi | 6 vite më parë

Në Shqipëri ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta gjatë vitit 2019 kanë rritur numrin e të punësuarve. Lajmin e jep INSTAT, sipas të cilit në këto ndërmarrje janë punësuar 16.1% e totalit të personave që rezultojnë të punësuar, nga 15,6 % në vitin 2018.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, në ekonominë shqiptare ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në aktivitetet shërbime, tregti dhe industri.

Në periudhën kohore 2017-2019, ndërmarrjet nga vendet e BE-së me 1-9 të punësuar mbulojnë 85.1% të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërsa ndërmarrjet me mbi 250 të punësuar mbulojnë 1.2%.

Ndërkohë shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 20.5% të shitjeve neto të ndërmarrjeve gjithsej në vitin 2019, ndërsa gjatë 2018 dhe 2017 ky tregues ishte 25.8 % dhe 30.3%.

Përqindja e investimeve të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta është 30% e investimeve gjithsej të vitit 2019, ndërsa në vitet 2018 dhe 2017 ishte 25,0 % dhe 30,4%./atsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme