INSTAT: Në 2022-23 u diplomuan më shumë vajza, reduktohet numri i doktorantëve

Sociale | 2 vite më parë

Në vitin shkollor 2022-23, u diplomuan  83.548 nxënës dhe studentë, 34,1 % në arsimin 9-vjeçar, 32,4 % në arsimin e mesëm dhe 33,5 % në arsimin e lartë.

Statistikat më të fundit bërë publike nga INSTAT tregojnë një numër të ndryshëm në përqindje sipas niveleve arsimore të djemve në krahasim me vajzat, ku në arsimin parauniversitar në vitin shkollor ka patur më shumë djem sesa vajza. 52,6 % djem dhe 47,4 % vajza.

Sipas të njëjtave statistika e kundërta ka ndodhur me vitin shkollor për arsimin e mesën ku nga  27.069 nxënës, 47,2 % janë djem dhe 52,8 % vajza, ndërkohë që në arsimin profesional më shumë peshën e diplomimit e mbajnë djemtë 82,3 %.

Ky raport thellohet edhe më shumë kur bëhet fjalë për të diplomuarit në arsimin e lartë. 65,2 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar për vitin 2022-2023 ishin vajza.

Analiza tregon se  fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat krahasimisht me meshkujt janë në “Arsim”, ndjekur nga “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion”.

Meshkujt zgjodhën më shumë fushën e “Shërbime”-ve (68,8 %), “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” dhe “Teknologji e informacionit dhe komunikimit”

Krahasuar me dy vite më parë numri i femrave që zgjedhin arsimin profesional ka ardhur duke u reduktuar nga viti në vit.

Numri i doktorantëve për të dyja gjinitë ka ardhur duke u ulur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë, kur për vitin 2022-2023 ka më pak djem dhe vajza që kanë tashmë një diplomë pasuniversitare.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme