Inter, Chivu entuziast pas fitores: Kam 4 sulmues të mëdhenj, çështje përgjegjësie

Itali | 10 muaj më parë

Përsëri një fitore me një gol dhe administrim inteligjent i avantazhit, duke mos i lënë mundësi kundërshtarit. Interi u shfaq edhe në Udine një skuadër e pjekur, e aftë ta kënaqë plotësisht trajnerin e saj.

Cristian Chivu pas fitores së sotme të Inter, u shpreh: “Kam 4 sulmues që punojnë mirë, janë të qetë dhe të përgjegjshëm. Janë djem që vihen në dispozicion të shokëve, po bëjnë një punë shumë të mirë. Loja e skuadrës kalon nga ata, por të gjithë po bëjnë një punë të mirë.

Ka një dëshirë të madhe për ta çuar përpara projektin, për të qenë kompetitivë. Katër mbrojtësit qendrorë? Është një zgjidhje më shumë, kur duhet të vuajmë në momentet e fundit, kur duhet më shumë loja fizike.

Rezultatet janë meritë e punës së djemve. Jemi më të pjekur tashmë në administrimin e ndeshjes. Është çështje përgjegjësie kolektive, ku secili vë gjithçka në shërbim të grupit. Për mua përgjegjshmëria është më e rëndësishmja”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme