Interes për pushime jashtë vendit, gjirokastritët zgjedhin kryesisht Greqinë dhe Turqinë
Këtë sezon veror, banorët e qarkut të Gjirokastrës po shfaqin interes më të lartë për të kaluar pushimet jashtë vendit.
Sipas operatorëve turistikë, ndryshe nga vera e kaluar, kur një pjesë e konsiderueshme e pushuesve zgjidhnin destinacionet brenda Shqipërisë, këtë vit kërkesat janë orientuar kryesisht drejt destinacioneve në Greqi dhe Turqi. Interesi për rezervime ka qenë i lartë që në fillim të sezonit, ndërsa shumë familje i kanë planifikuar pushimet disa javë më herët.
“Vjet ka qenë më shumë brenda Shqipërisë. Me një fjalë ka qenë Vlora, Lezha dhe këto me radhë me një fjalë. Ndërsa këtë radhë ka qenë më tepër ishujt e Greqisë. Aktualisht kemi Korfuzin më tepër që është në vend të parë, ndoshta është dhe afër, dhe një pjesë e pakët është për Antalia.” tha Valbona Bani, tur operatore.
Nga ana tjetër, raportohet edhe rritje e interesit nga shtetasit e huaj për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Sipas tyre, kërkesat janë për rezervimin e apartamenteve dhe njësive të tjera të akomodimit, kryesisht në zonat bregdetare.
“Kemi edhe shtetas të huaj që vijnë, bëjnë rezervimet për qytetet tona, më saktë për, me një fjalë përsa i përket Sarandës, Durrësit, Vlorës, për apartamentet, përveç se mbylljen në buking dhe kështu. Gjithsesi prapë ka nga këta klientë që janë drejtuar në agjenci, të jetë çështje besimi ndonjëherë, se është pjesa e besimit që krijohet në pjesën e bashkëpunimit dhe të kontratave që ne kemi midis zyrave dhe zyrës dhe hotelerive.”
Operatorët turistikë parashikojnë që kërkesat për rezervime të vijojnë edhe gjatë javëve në vazhdim, ndërsa sezoni veror mbetet periudha me fluksin më të lartë të lëvizjeve turistike, si për udhëtimet e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, ashtu edhe për vizitat e turistëve të huaj në Shqipëri.
Gazetare: E. Domeri
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




