Interesi për “Inxhinieri Informatike”, program i përbashkët mes Universitetit “Fan Noli” dhe Politeknikut
Vijon të jetë i lartë interesi i të rinjve për të studiuar në programin e përbashkët të ciklit të parë “Bachelor” në “Inxhinieri Informatike”, i ofruar nga Universiteti “Fan Noli” në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës.
Ky program, me diplomë të dyfishtë, u jep studentëve mundësinë të përfitojnë njohuri në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe të kenë më shumë mundësi punësimi në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
“Shumë e rëndësishme për të gjithë qarkun e Korçës, sepse angazhimi i të gjithë studentëve këtu bën që, që nga diploma e parë, ata të mund të vazhdojnë me diplomë master shkencor dhe profesional dhe janë të mirëpritur”, tha Prof. As. Dr. Algenti Lala, Pedagog, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Studentët shprehen se ky bashkëpunim mes dy universiteteve është një mundësi e mirë për zhvillimin profesional dhe për ndjekjen e karrierës në fushën e inxhinierisë informatike.
Programi synon të përgatisë specialistë të kualifikuar, duke krijuar mundësi për vijimin e studimeve në ciklin e dytë dhe integrimin në tregun e punës.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



