Interpoli kryen operacion të gjerë në Amerikën Latine, 15 mijë të arrestuar, sekuestrohet kokainë me vlerë 5 mld dollarë

Interpol ka zhvilluar një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të armëve dhe drogës në disa shtetet në Amerikën Latine, duke sekuestruar kokainë me vlerë 5 miliardë dollarë.
Operacioni zgjati tre javë dhe përfshiu 15 vende, ndërsa u konfiskuan gjithashtu më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale dhe u kryen pothuajse 15,000 arrestime.
Interpoli tha në një deklaratë se arrestimet kishin shkatërruar disa bandave të fuqishme. Interpoli ka paralajmëruar prej kohësh se kontrabanda e armëve forcon fuqinë e bandave dhe nxit më tej aktivitetet e tyre kriminale.
“Fakti që një operacion që synonte armët e zjarrit të paligjshme rezultoi në konfiskime kaq masive droge është një provë tjetër, nëse është e nevojshme, se këto krime janë të ndërthurura,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock.
Bandat kriminale në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore janë gjithnjë e më shumë të armatosura mirë dhe policia lokale shpesh e gjen veten të paarmatosur kur përballet me ta.
Në Brazil dhe Paraguajin fqinj për shembull, anëtarët e bandës PCC kanë organizuar grabitje bankash në shkallë të gjerë.
Banda u shfaq fillimisht në Brazil, por është zgjeruar për të vepruar ndërkombëtarisht. Mara Salvatrucha, e njohur gjithashtu si MS-13, vazhdon të kontrollojë pjesën më të madhe të trafikut të qenieve njerëzore, si dhe kontrabandën e drogës dhe armëve në Amerikën Qendrore.
Interpoli tha se operacioni i tij kishte çuar në sekuestrimin e sasive të mëdha të municioneve edhe në vende të cilat deri më tani nuk janë shoqëruar kryesisht me dhunë me armë në shkallë të gjerë./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




