Investime në terrene sportive, Bashkia Elbasan investon për terrenet e shkollës Shushicë

Sociale | 2 vite më parë

Kërkesa e përsëritur e përfaqësuesve të nxënësve të shkollës 9-vjecare Shushicë në Elbasan për rikonstruksionin e terreneve sportive, mori përgjigjen e pushtetit vendor, e sot ato kanë një pamje krejt tjetër.

“Për shkak të motit, terrenet sportive do bëheshin të papërdorshme gjatë orës edukative dhe tani i kemi rregulluar”, tha një nxënëse e shkollës.

Veç rehabilitimit të fushës së futbollit për herë të parë u ndërtua një fushë e përbashkët për lojërat me dorë, si dhe një terren për ushtrime gjimnastikore dhe force.

“Kjo ka qenë një kërkesë e nxënësve të shkollës për rregullimin e qendrës sportive”, tha Gëzim Ruda, Administratori Njësisë Administrative Shushicë.

Në shkollën 9-Vjecare Shushicë marrin mësim rreth 325 nxënës dhe 90 fëmijë të kopshtit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme