Investimet në ”7 Krojet” dhe ”Bllokun e Furrave”, gjirokastritët optimistë për cilësinë e jetës

Shumë shpejtë “Blloku i Furrave” dhe “7 Krojet” do të kenë një pamje tjetër falë investimeve që po zbatohen në këto zona . Këto projekte që kanë nisur muaj më parë dhe po shkojnë drejt fundit vlerësohen nga banorët e këtyre lagjeve pasi jo vetëm që qo të ndryshojnë dhe rritin cilësinë e jetës por do ti nxisë ata për të investuar në sektorin e turizmit u shprehën banorët e lagjes së bllokut të furrave .
Ky investim në “Bllokun e Furrave” dhe “7 Krojet” që shkon në vlerën e rreth 306 milionë lekë, jo vetëm që do të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës në këto zona, por gjithashtu do të hapin dyer të reja për zhvillimin e turizmit. Banorët e këtyre lagjeve janë të bindur se përmirësimet e vazhdueshme do të rrisin vlerën e zonës, duke i nxitur ata të investojnë më tej në sektorin turistik, sidomos në “7 Krojet”, e cila po tërheq një numër në rritje turistësh për shkak të monumenteve historike dhe hamamit të njohur.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




