Iran, më 5 korrik raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Komisioni zgjedhor në Iran njoftoi rezultatet për president në Iran. Asnjë nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme që në raundin e parë.
Masud Pezeshkian në raundin e parë fitoi 42.5 për qind të votave, ndërsa Saeed Jalili 38.6 për qind. Këta ishin kandidaët më përqindjen më të madhe të votave.
Pjesmarrja në zgjedhje ishte e ulët, vetëm 40%. Ata do të përballen në balotazh me 5 korrik ku dhe do të zgjidhet Presidenti i ri. Në garë ishin dhe 2 kandidatë të tjerë.
Të katërt kandidatët përpara zgjedhjeve u miratuan nga Këshilli i gardës, një organ kushtetues nën ndikimin e liderit suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei.
Rezultati i zgjedhjeve për President nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha, pasi për politikat e rëndësishme vendimet i merr lideri suprem, por mund të ketë ndikim se kush do ta pasojë atë.
Ajatollah Ali Khamenei është lider suprem i vendit që nga viti 1989.
Zgjedhjet në Iran po mbahen pas vdekjes në një aksident ajror të ish Presidentit Ebrahim Raisi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




