Irani dhe Izraeli do ndalojmë sulmet, por paralajmërojnë hakmarrje nëse armëpushimi shkelet

Pas disa ditësh sulmesh të ndërsjella, Irani dhe Izraeli kanë njoftuar se kanë ndalur goditjet, duke rikthyer përkohësisht armëpushimin e arritur në prill. Megjithatë, të dyja palët paralajmërojnë se do të kundërpërgjigjen nëse marrëveshja shkelet sërish.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli “po mban zjarrin për momentin”, por theksoi se konflikti me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka përfunduar. Nga ana tjetër, ushtria iraniane tha se i ka dhënë Izraelit një “përgjigje të dhimbshme” dhe paralajmëroi masa më të ashpra në rast se sulmet vazhdojnë, përfshirë edhe në Liban.
Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje për ndalimin e luftimeve, duke pretenduar se paqja është afër dhe se Netanyahu ka dëgjuar kërkesën e tij për të ndalur sulmet.
Konflikti nisi pas një sulmi të përbashkët SHBA–Izrael që vrau udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei, duke përhapur luftën në Liban dhe Gjirin Persik.
Mijëra persona janë vrarë, përfshirë qindra civilë në Iran dhe Liban, ndërsa bllokimi i ngushticës së Hormuzit nga Irani ka rritur ndjeshëm çmimet e naftës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




