Irani kërcënon SHBA me kundërpërgjigje, Britania: Do të ishte një gabim katastrofik

Lindja e Mesme | 1 vit më parë

Disa udhëheqës të lartë ushtarakë iranianë kanë kërcënuar se do t’u përgjigjen sulmeve amerikane.

Mediat iraniane kanë publikuar një video ku shihet komandanti i përgjithshëm i Iranit, Amir Hatami, ku thotë se sa herë që SHBA-të kanë kryer “krime” kundër Iranit në të kaluarën, ata “morën një përgjigje vendimtare dhe këtë herë do të jetë e njëjta gjë”.

Ndërkohë, shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, Abdolrahim Mousavi, u shpreh se SHBA ka hapur mundësinë që forcat e tij të ndërmarrin “çdo veprim kundër trupave amerikane”.

Nga ana tjetër liderët e botës kërkojnë ulje të tensioneve dhe zgjidhjen e tyre përmes rrugëve diplomatike. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, thotë se do të ishte një gabim katastrofik për Iranin të përshkallëzonte reagimin e tij pas bombardimeve amerikane të centraleve të tij bërthamore.

“Le ta qetësojmë këtë gjë. Është koha që Irani të marrë seriozisht, të tërhiqet dhe të zbatojë programin e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së. Është e qartë se ky është një moment rreziku. Unë jam optimist, sigurisht që kjo është një kohë stresuese, por unë ende besoj se diplomacia duhet dhe mund të triumfojë”, tha Lammy.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme