Irani kërkon ‘përfshirjen’ e SHBA në armëpushim me Izraelin, Trump: Le të flasim tani!

Botë | 1 vit më parë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, duket se po bën një thirrje të fshehtë që SHBA-të të ndërhyjnë dhe të negociojnë përfundimin e armiqësive disaditore midis Izraelit dhe Iranit.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, Araghchi shkruan se nëse Trump është “i sinqertë në lidhje me diplomacinë dhe i interesuar për ndalimin e kësaj lufte, hapat e mëtejshëm janë të rëndësishëm”. Duhet një telefonatë nga Uashingtoni për t’i mbyllur gojën dikujt si Netanyahu”, vazhdon diplomati më i lartë i Iranit.

“Kjo mund të hapë rrugën për një rikthim në diplomaci.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se tani është një çast i përshtatshëm për të folur me Iranin, nëse udhëheqësit e këtij të fundit janë të gatshëm për bisedime.

Këtë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e tha teksa ishte në margjinat e Samitit të G7, duke mbështetur po ashtu plotësisht çfarë Izraeli po bën në konflikt me Iranin.

Sipas Trump, Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe përpara se të jetë shumë vonë, Irani duhet të zgjedhë të flasë.

Duke folur me gazetarët në Samitin e G7 në Kanada, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u pyet se çfarë do të duhej që Shtetet e Bashkuara të bashkoheshin në luftën kundër Iranit, të cilës ai iu përgjigj: “Nuk dua të flas për këtë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme