Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur për të gjithë, përveç SHBA-së dhe aleatëve të saj

Botë | 6 muaj më parë

Autoritetet iraniane kanë vendosur të mos zbulojnë detajet e anijeve që lejohen të kalojnë nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, por kanë konfirmuar se trafiku detar po rifillon gradualisht sipas një strategjie të re.

Sipas televizionit shtetëror iranian, duke filluar nga mbrëmë, të paktën 30 anije kanë marrë lejen për të kaluar ngushticën.

Agjencia e lajmeve Fars raporton se disa nga këto anije i përkasin kompanive kineze, gjë që përputhet me strategjinë e re të Iranit për kontrollin e ngushticës.

Zyrtarë iranianë theksuan se ngushtica nuk është plotësisht e hapur as plotësisht e mbyllur. “Është e hapur për të gjithë, përveç SHBA-së dhe aleatëve të saj”, thanë ata, duke theksuar se po zbatojnë një “strategji të madhe” në këtë zonë strategjike.

Ngushtica e Hormuzit është një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, ku kalon rreth 20% e naftës së papërpunuar globale. Vendimi i Iranit vjen në një kontekst tensionesh të larta rajonale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme