Irani sulmon sërish Izraelin-Plagosen 17 persona, tre prej tyre në gjendje të rëndë

Të paktën 17 njerëz kanë mbetur të plagosur në Izrael si pasojë e sulmeve iraniane.
Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Izrael të paktën tre prej tyre janë plagosur rëndë, duke përfshirë një djalë 16-vjeçar.
Shërbimet e urgjencës u thanë banorëve se mund të linin “hapësira të mbrojtura ” në qytet, duke treguar se kërcënimi i raketave iraniane kishte kaluar deri më tani.
Irani lëshoi sot breshëritë e radhës të raketave drejt Izraelit verior, qendror dhe jugor.
Ushtria udhëzuan banorët që “të vendoseshin në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndronin atje deri në njoftimin e mëtejshëm”
Ndërkaq, banorët në qytetin verior të Izraelit Haifa u vendosën në një parking nëntokësor nën një qendër tregtare, për t’iu shpëtuar raketave iraniane të ditës së sotme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




