Ish-portieri i Zimbabve vdes në moshën 32-vjeçare

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Ish-portieri i Zimbabve, George Chigova ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare. Ai bëri 32 paraqitje për vendin e tij midis 2011 dhe 2019, u konfirmua se kishte ndërruar jetë të mërkurën. Lajmi vjen pasi 32-vjeçari vuante nga një sërë problemesh me zemrën.

Chigova ishte aktiv në mediat sociale, së fundmi duke postuar një mesazh prekës ku shkruhej: “Çdo ditë është një bekim i ri. Lërini të gjitha shqetësimet dhe jini mirënjohës për të gjitha gjërat pozitive në jetën tuaj”.

Ai pësoi një arrest kardiak në stërvitje në korrik. Duke folur për gjendjen e tij në atë kohë, menaxheri i SuperSports United, Grant Hunt tha: “Unë nuk jam mjek, por e di se ka një problem që ne po e trajtojmë, në javët e ardhshme do mësojmë më shumë. Ne do t’i japim të gjithë mbështetjen që mundemi dhe do të qëndrojmë pranë tij sa më shumë të mundemi”.

Vdekja e Chigova-s është tragjedia e dytë që godet futbollin e Zimbabvesë kohët e fundit. Ish-futbollisti Rahman Gumbo gjithashtu ndërroi jetë pas një sulmi të dyshuar në zemër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme