Ish-zona industriale në Shkodër prej vitesh pa ujë, banorët e blejnë ose e mbushin atë në lagje të tjera

Sociale | 2 vite më parë

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët që jetojnë pranë ish-zonës industriale në Shkodër.

Një pjesë e banorëve e blejnë ujin, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë mundësi ekonomike dhe e mbushin atë në lagje të tjera.

Që pas viteve 90 kur zunë vend aty me qindra familje në lagjen “Fermentim”, përballen me probleme sociale. Në kushte të tilla, familjeve në këtë zonë u mbetet të presin që institucionet të ndërgjegjësohen për ti dhënë rëndësinë  ndërtimit të një sistemi ujësjellësi i cili do të zgjidhte përfundimisht problemin e ujit të pijshëm.

Gazetar:Mirsad Rakaj  

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme