Ishte afrimi i parë në merkaton e verës, Vllaznia mbyll me konsensus bashkëpunimin me Krujën

Ishte blerja e parë e merkatos së verës, por duket se tashmë gjithçka ka ndryshuar, sepse Vllaznia njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me futbollistin Arsid Kruja. Mbrojtësi 32-vjeçar u rikthye në Shkodër pas 2 sezoneve te Teuta.
Kruja u aktivizuar në sfidat që Vllaznia luajti në Kupat e Europës, por një javë para fillimit të kampionatit, ai largohet nga shkodranët.
“KF Vllaznia bën të ditur se bashkë me futbollistin Arsid Kruja kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim mes palëve.
E falenderojmë lojtarin për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu në ndeshjet ndërkombëtare dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




