Italia, në gjysmëfinalen e Botërorit

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Një Itali e jashtëzakonshme është shfaqur në çerekfinalen e botërorit të volejbollit për meshkuj. Të drejtuar nga Romanò, volejbollistët italianë kanë mundur 3-2 Francën, në një ndeshje që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë të apasiouarve të volejbollit. Për herë të gjashtë në historinë e saj, Italia është midis katër më të mirave në botë. E 12 vite nga hera e fundit, ata mundin Francën, kampione olimpike në fuqi.

3-2 me sete 24-26, 25-21, 23-25, 25-22, 15-12. Një ndeshje e jashtëzakonshme, plot emocione, volejbollistët italianë janë treguar më të saktë në bllok dhe sidomos në pikët e marra nga shërbimi. Të shtunën në Katoëice, në Poloni, Italia do të përballet në gjysmëfinale me Slloveninë. Kjo e fundit mundi në çerekfinale Ukrainën me rezultatin 3-1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme