Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit: Hap rrugën për lirimin e pengjeve dhe një realitet të ri në Gaza

Botë | 2 vite më parë

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka konfirmuar vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, gjatë një sulmi në Gaza. Israel Katz tha  se lideri i Hamasit u vra nga ushtarët izraelitë sot, duke e përshkruar atë si “kryetarin e masakrës dhe mizorive të 7 tetorit”.

 “Kjo është një arritje e rëndësishme ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të së keqes të Islamit radikal të udhëhequr nga Irani”, tha ai.

Sipas Katz, eliminimi i Sinwar hap mundësinë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe “hap rrugën për një ndryshim që do të çojë në një realitet të ri në Gaza, pa Hamas dhe pa kontroll iranian”.

Sinwar besohet të ishte një figurë kyçe në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit të vitit të kaluar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme