Izraeli vijon sulmet ndaj Hezbollahut, OKB: Mbi 200 mijë njerëz largohen nga Libani për në Siri

Izraeli vijon sulmet dhe operacionin e tij tokësor në Libanin jugor për të shkatërruar të që e cilëson si “infrastrukturën terroriste”. IDF thotë se ka shkatërruar depo të armëve të Hezbollahut, të cilat ishin “të ngulitura në zona malore dhe të montuara me eksploziv”.
Gjithashtu forcat izraelite thonë se kanë “çmontuar boshtet e tunelit të përdorur nga terroristët e Hezbollahut” në luftime nëntokësore pranë kufirit.
Në bastisjet e fundit, forcat tokësore dhe forcat ajrore kanë punuar së bashku për të vrarë “dhjetëra” luftëtarë të Hezbollahut, thotë IDF.
Lidhur me sulmet mes Izraelit dhe Hezbollahut, OKB thotë se mbi 200,000 njerëz janë larguar nga Libani në Sirinë fqinje për t’i shpëtuar bombardimeve.
Një përditësim nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, thotë se ky numër përfshin si qytetarët libanezë ashtu edhe sirianë që jetonin në Liban.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




