Japoni, alarm për cunami pas një tërmeti me magnitudë 7.1

Japonia u përball me një tërmet të fortë, duke shkaktuar alarm për cunami.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi provincën Miyazaki.Tërmeti u raportua rreth orës 07:42 të mëngjesit të së enjtes.
Autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për provincat Kochi dhe Miyazak.
Sipas raportimeve deri tani nuk raportohet për viktima, thjesht dëme të vogla materiale. Qeveria japoneze krijoi një task forcë speciale në ndihmë të qytetarëve. Japonia njihet si vend me aktivitet të lart sizmik. Rreth 1500 goditje cdo vit ndodhin në Japoni, afërsisht 18% të tërmeteve në botë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




