Jennifer Lopez kërkesë për divorc nga Ben Aflek

Botë | 2 vite më parë

Jeniffer Lopez dhe Ben Aflek po ndahen pas dy vitesh martesë bashkë. Këngëtarja, aktorja dhe producentja paraqiti të martën kërkesën për divorc në gjykatën e Los Anxheles. Çifti,  të cilit tabloidet i referoheshin me emrin Bennifer, lidhën zyrtarisht kurorë në korrik të dy viteve më parë në Las Vegas dhe muajin pasues mbajtën një ceremoni madhështore në Xhorxha. 

Romanca mes tyre nisi në 2003-in por I dhanë fund në fillim të 2004-ës pasi kishin planifikuar dasmën. Dy dekada më pas rifilluan marrëdhënien e tyre. Dashuria është e bukur, dashuria është e duruar, u shpreh Lopez në 2002-in pasi njoftoi se ishte martuar në Las Vegas.  

Prej muajsh ka pasur spekullime për martesën e tyre. Së fundmi kishin nxjerrë për shitje vilën në Beverly hills dhe në janë shfaqur nëpër foto pa unazat e martesës. Aflek, 52 vjeç, dy herë fitues I çmimit oskar, ka qenë më parë i martuar me aktoren Xhenifer Garner, të cilën e pati takuar gjatë xhirimeve të filmit Pearl Harbor.

U ndanë në 2015 pas dhjetë vitesh martesë dhe kanë tre fëmijë së bashku. Përveç Aflek,  Lopez, 55 vjeç, ka qenë martuar edhe tre herë të tjera, fillimisht me kamarierin Ojani Noa, pastaj me kërcimtarin Cris Judd, dhe më pas me këngëtarin Mark Entony me të cilin ka dy fëmijë. Para se të lidhej sërish me Aflek, këngëtarja ishte e fejuar edhe me yllin e ekipit të bejzbollit  të Nju York Yankees Alex Rodriguez.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme