Jetesa në fshat, në Progër banorët jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin

Sociale | 2 vite më parë

Fshati Progër ndodhet 20 km larg qytetit të Korçës. Pastërtia e rrugëve dhe oborreve është edhe një traditë me vlerë, e përcjell brez pas brezi nga e kaluara në këtë fshat. Progri konsiderohet si fshati më i bukur dhe më i pastër në gjithë Devollin.

Është një fshat me kulturë e qytetërim të vjetër, me banorë të dashur, punëtorë e mikpritës, fshat ku si në asnjë fshat tjetër, mungojnë mosmarrëveshjet e brendshme. Këtu banorët jetojnë në harmoni me njëri-tjetri dhe kanë një traditë të bukur që çdo mëngjes dhe në mbrëmje, mblidhen bashkë për të pirë kafe.   

Rruga kryesore që përshkon fshatin është e shtruar me gurë të skalitur, që ndërthuren bukur edhe me muret e oborreve të shtëpive. Këto të fundit janë të mbushura me lule shumëngjyrëshe duke i dhënë edhe më tepër bukuri këtij fshati.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme